SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat, kërkojnë transparencën e projektit

14:20, 28/05/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish këtë të diel kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar, teksa thanë se premtimet e Kadastrës për t’i pajisur me dokumentacione pronësie nuk u mbajtën. Ata ironizuan edhe rritjen e pagave të deputetëve e ministrave, teksa populli sipas tyre lihet në mëshirë të fatit. Protestës iu bashkuan edhe banorë nga Ura e Gjolës në Fushë-Krujë që preken nga i njëjti projekt.

Nga SYRI TV

Ka vijuar edhe këtë të diel protesta e banorëve të Bërxullës kundër ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar. Pajisja me çertifikatë pronësie nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës duket se mbeti në kuadrin e një premtimi elektoral në kohë fushate, pasi aktualisht pas zgjedhjeve asnjë banor nuk ka marrë ende dokumentacionin e premtuar.

Të njëjtin problem po e vuajnë edhe banorë të zonës Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, të cilët i janë bashkuar protestës.

Banorët qëndrestarë prej 8 muajsh ironizuan edhe rritjen e pagave të deputetëve e ministrave, teksa populli sipas tyre lihet në mëshirë të fatit. 

Prej 8 muajsh banorët e Bërxullës protestojnë kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar, i cili u dëmton 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore.

Gazetar: F. Çela

Operator: M. Dervishi

Montazhier: L. Islamaj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco