SYRI TV/ PD denoncon skemat e manipulimit të votave: Drejtori i Veliajt, pjesë e tyre

14:00, 28/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar skemat e përdorura nga Erion Veliaj për manipulimin e votave në Tiranë. Nga selia blu, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Silvi Bardhi teksa iu referua emisionit “Piranjat” i cili bëri me dije metodën e përdorur nga drejtorët e bashkisë së Tiranës për të zhvendosur votuesit nga një qytet në tjetrin, deklaroi se provat që po bëhen publike tregojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nga mazhoranca socialiste.  

Nga SYRI TV

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për metodën e zhvendosjes së votuesve potencialë, duke i regjistruar si rezidentë në Tiranë për të mbledhur sa më shumë vota.  Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Silvi Bardhi, teksa iu referua denoncimit të emisionit “Piranjat” deklaroi se provat që po bëhen publike ditë pas dite tregojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nga mazhoranca socialiste më 14 maj.

Nga selia blu, Silvi Bardhi i bëri apel drejtësisë që të veprojë për të gjithë ata që kanë manipuluar procesin elektoral.

Ditën e  premte emisioni Piranjat bëri me dije se si  Fatjon Dhuli, drejtor në bashkinë e Tiranës dhe miku i tij Hysni Karaj   pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qira 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco