'Rama sot në Lazarat, si krimineli në vendin e krimit'

'Rama sot në Lazarat, si krimineli në vendin e krimit'

11:50, 28/05/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Shkoi në vetmi të thellë pikërisht në atë godinë që flet më qartë se askund tjetër për pasojat e shkatërrimit që ai i bëri Lazaratit, gjithë Gjirokastrës e qarkut, shpopullimin e thellë të tyre; demostron tjetërsimin e pasurisë publike për interesa korruptive individësh e grupesh.

Shkoi sot në atë godinë në Lazaratin e Poshtëm, e cila pak vite më parë ishte një shkollë e niveleve europiane, plot nxënës, mësuese e aktivitete, e ndërtuar me fondet e BE.

Më tej, filluar të zbrazet si pasojë e detyrimit nga ky regjim, të atij komuniteti fisnik, punëtor e të ndershëm, të braktisë nën dhunë, varfëri e denigrim, trojet e tij.

Këtij procesi iu shtuan dhe përpjekjet e Rilindjes aty për ta abandonuar atë godinë, mbyllur atë shkollë e kthyer në një strukturë të dhënë privatit nën justifikimin e mbledhjes së bimëve mjekësore duke shfrytëzuar për këtë si koperturë një “projekt zviceran”!

Vërtet Rama sot ka zgjedhur vendin më domethënës për bëmat e qeverisë së tij, jo vetëm ndaj Lazaratit!

Ambientin, që në heshtjen e tij sot akuzon qartësisht këtë regjim për politikat shkatërruese, shpopullimin e vendit.

Për korrupsionin e regjimit, që nuk heziton as para fatkeqësisë më të thellë që ai vet ka krijuar për qytetarët.

Dhe Lazarati e priti sot ashtu si ai e meriton, me braktisje të plotë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco