Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Blinken kritikon ashpër Kurtin, Osmani i kundërpërgjigjet: Veprimet e policisë në veri janë legjitime

Blinken kritikon ashpër Kurtin, Osmani i kundërpërgjigjet: Veprimet e policisë në veri janë legjitime

19:28, 26/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri.

“Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin pasigurinë. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë këto masa të dhunshme menjëherë dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Blinken në Twitter.

Kurse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dënuan ndërhyrjen e policisë në veri të Kosovës për t’u mundësuar kryetarëve të rinj të tri komunave veriore që të hyjnë në objekte komunale.

Ajo ka cituar nenin 2 të Kushtetutës së Kosovës që thotë se: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. 

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, shkruan Osmani në Twitter.

Ajo megjithatë ka thënë se “qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”.

“Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!” ka përfunduar reagimin e saj Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco