David McAllister ka reaguar për herë të parë pas negociatave të dështuara në Tiranë. Me një status në Facebook, ai bën të ditur se në disa prej çështjeve u arrit dakordësia, por çështja kryesore ajo e qeverisë teknike nuk gjeti mirëkuptim nga mazhoranca.
Ja çfarë shkruan McAllister:
“Në Shqipëri, një krizë e rëndë politike rrezikon prej disa javësh mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara për në qershor.
Prandaj kam negociuar dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës.
Në disa fusha pati progres shpresëdhënës.
Por në çështjet thelbësore që lidhen me datën e zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike kalimtare, nuk pati konsensus.
Tani është koha për të kapërcyer bllokadën politike.
© SYRI.net