Krimi elektoral, Berisha: Do nis dialogun me shqiptarët, Ramës do t'i japim përgjigjen e merituar!

21:46, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se do të nisë një tur dialogu me shqiptarët. 

"Çim Peka Live", Berisha tha se shqiptarët do të informohen me krimin elektoral të Edi Ramës në 14 maj. 

"Do ndërmarr një dialog me shqiptarët. Çdo ditë takoj bashkëpunëtorë, qytetarë të ndryshëm. Konstatoj një fenomen interesant, një kërkesë, arsyetim të drejtë që PD të ndryshojë, të reformohet, të analizojë defektet e veta. Dhe kjo është më e drejta. E marr këtë si ndjenjë përgjegjësie që demokratët dhe qytetarët të ndjejnë. Nga ana tjetër, kjo ka një anë tjetër të medaljes. Ana tjetër është se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Tani e faktuam ne me të gjitha këto. Në 2021 u bë gjithiçka në favor të Edi Ramës, u bë betejë kundër meje, ishte direkt i angazhuar në shpalljen time non grata bashkë me Edi Ramën. Do punoj fort për t'i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës, për industrinë e tmerrshme të blerjes së votës që ka instaluar, për makinerinë e tmerrshme të frikësimit të qytetarëve që ka instaluar. Janë mijëra QV që komisionerët në kundërshtim me ligjin kanë qenë policë bashkiakë, drejtorë bashkiakë, tjetri nga Tirana shkon si aktivist në Mat e me radhë, këto janë të gjitha të regjistruara, këto nuk kalojnë pa kaluar mbi ne. Ne po ridimensionojmë krimin elektoral siç ka qenë. Po mbledhim çdo fakt, çdo dokument. Do ua paraqesim shqiptarëve raportin, do ngremë komisionin parlamentar në Parlment. Mbrojtja e votës është prioriteti absolut i yni", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco