SYRI TV/ Policia shpërndan paratë për vota, Berisha publikon videon e skandalit

14:15, 24/05/2023
A+ Aa A-

Një tjetër video skandaloze ku përfaqësues të Partisë Socialiste dhe efektivë policie, civilë janë bllokuar nga qytetarët teksa blejnë vota në Klos. Pamjet janë publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shprehet se policia përveç angazhimit për blerje votash, ka mbrojtur kriminelët elektoralë duke refuzuar që t’i kontrollojë edhe kur janë denoncuar nga vetë qytetarët.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër video që është filmuar një natë para zgjedhjeve të 14 Majit, ku qytetarët e Klosit kanë bllokuar një makinë civile që përdorej nga eksponentë të PS dhe punonjës policie civilë me dyshimin se ata shpërndanin para për votuesit. Në video dallohet tensioni i lartë, ku qytetarët i kërkojnë patrullës së Policisë të thirrur nga ata për të kontrolluar mjetin, ndërsa hasin refuzimin për kontroll. Qytetarët i vënë në pah patrullës së në makinën e bllokuar ka armë dhe para për të blerë vota.

 “Makina me armë. Ju bëni detyrën. Makinat pa targa po lëvizin   këtu në qytet, janë të Partisë Socialiste, s’i ndalon kurrkush. Kjo është puna, mos bini viktimë e këtyre gjërave, nuk është hera e parë që ndodhin kot. Shkoni bëni punën, makina me armë kanë qenë edhe në Klos Katund, i kam parë unë sonte. 970 ishte targa e makinës.”

Me patrullën e policisë komunikon një zonjë, e cila gjithashtu i vë në dukje qëndrimin që Policia e Klosit mban ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që shoqërohen pa të drejtë, ndërsa për eksponentët e Partisë Socialiste nuk denjohet qas të kontrollohen edhe pse lëvizin me armë e para në makinë për të blerë vota.

Një zonjë i shpjegon oficerit të Policisë: “Para dy orësh janë shoqëruar tri zonja të kryesisë së PD të degës Mat në komisariatin e Klosit. Ndërkohë, në makinën e Policisë kanë qenë edhe administratori i Klosit, zoti Spartak Fufi dhe një punonjës i baskisë. Tri zonjat kanë shkuar në Polici, janë ndaluar 3-4 orë, kurse ata zotërinjtë kanë ikur dhe nuk janë thirrur fare në komisariat. Pra, administratori i Klosit dhe personi në fjalë, Kadri Dema. Situata siç e shikoni është shumë e agravuar sepse mendohet se është disi politike; është ndaluar një makinë nga qytetarët, që mendojnë... Nuk e di në makina është private apo e Policisë.

Ndërkohë Policia refuzon që të hap makinën dhe kërkon që të largohen njerëzit që e kanë bllokuar mjetin, duke mos marrë masat për kontrollin e personave që lëvizin me armë dhe para për vota në makinën e bllokuar.

Një zë tjetër ngulmon: “Jo jo, do të bëhet transparencë për makinën blu. Makinë private. Ja ku e ke makinën, merre hape. Dyshojmë se ka lekë, kontrollojeni!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco