Jo vetëm asfalt elektoral/ U vijëzua para zgjedhjeve, rrugës në Roskovec i del boja me shiun e parë

Jo vetëm asfalt elektoral/ U vijëzua para zgjedhjeve, rrugës në Roskovec i del boja me shiun e parë

22:18, 23/05/2023
A+ Aa A-

 

Ende nuk është bërë një muaj nga ‘aksioni’ i bashkive për të joshur qytetarët, duke bërë disa punime në infrastrukturë, disa veprave iu ka ‘dalë boja’. E tillë është dhe kjo rrugë në qytetin e Roskovecit, e cila ishte vijëzuar pak para zgjedhjeve, por tashmë nuk ka gjurmë të tyre.

Një gazetar ka ndarë një foto ku shihet rruga në fjalë. “A ju duket se kjo rrugë për makina e kalimtarë këmbësorë në qendër të qytetit të Roskovecit është vijëzuar 10-ditë më parë, pikërisht 1-ditë para votimeve lokale?!

Po. Është një sinjalistikë elektorale, ashtu si rrugët që rrojnë ca ditë, ashtu si të gjitha punimet për fushatë zgjedhore. Po. E di edhe atë tjetrën, se grijë sallatë kotë së koti, çdo gjë kaloi dhe të gjithë ata që shkarravisin këto rrugë janë të lidhur me pushtetin fitimtar vendor, i cili i ka sytë në ballë dhe i lejon…”, shkruan gazetari Flamur Çepele.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco