'31 denoncime në SPAK', Strazimiri: 20 orë para zgjedhjeve, Rama dha provat e manipulimit!

21:36, 23/05/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri u shpreh në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv se Edi Rama i bëri transparente provat e manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit. 

Harta e publikuar nga kreu i qeverisë disa orë para zgjedhjeve, për Strazimirin është provë e fortë se bashkitë që do të merrte PS ishin paracaktuar. 

Ai theksoi se opozita ka bërë 31 denoncime në SPAK si dhe po mban kontakte me misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për atë që ndodhi të dielën e 14 Majit. 

"Rama na i ka dhënë provat para ditës së zgjedhjeve. Kryeministri, 20 orë para zgjedhjeve ka publikuar këtë (tregon hartën e publikuar nga Rama), nuk është parashikim, por kontabilitet, jo më pak bashki PS-ja, pastaj të shohim ça ngel për të tjerë. Kjo është gjuha e një tregtari që ka blerë mall dhe thotë e mora me kaq, më pak fitim se kaq nuk më nxjerr, çfarë të dalë bereqaves. Kjo është mënyra transparente e të komunikuarit e një personi që popullin e tij e ka sunduar, blerë dhe nënshtruar, e ka ndrydhur sidomos shtresat më vulnerabël ku janë njerëzit më të këputur, më të sëmurë, në zonat më të humbura të Shqipërisë, janë invalidë, jetojnë me atë 30 mijë lekëshin. U ka thënë nëse votoni kandidatin e opozitës ua heq bukën e gojës. Po i mbledhim dhe po i publikojmë. Kemi dërguar 31 denoncime në SPAK", tha Strazimiri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco