''Brava' bashkoi votat me qeverinë'/ Strazimiri: Pse rritja e pagave për deputetët është e dyshimtë!

21:12, 23/05/2023
A+ Aa A-

Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD, komentoi në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, vendimin e qeverisë për të rritur pagat e deputetëve dhe ministrave. 

Ai tha se një vendim i tillë është i dyshimtë, ndërsa kritikoi bashkimin e votave të PD së vulës me Edi Ramën. 

Sipas tij, Shqipëria ka 43% të popullsisë në kufirin e minimumit jetik dhe se nuk duhet të ishte prioritet rritja e pagave për funksionarët e lartë të shtetit. 

"Votat me qeverinë sot i kanë bashkuar deputetët e bravës, jo deputetët tanë. E çuditshme. Edhe nëse ka qenë e nevojshme, është e dyshimtë pas zgjedhjeve, askush nuk ia tha para zgjedhjeve elektoratit një gjë të tillë. Unë mendoj që ky vend ka prioritete të tjera, ka 43% të popullsisë në kufirin e mjerimit dhe 56% që janë pak mbi kufirin e mjerimit. Prioriteti për të rritur rrogat e funksionarëve të lartë të shtetit sicc janë deputetët dhe ministrat, nuk është as tek 10 të parat që duhet të ketë ky vend", u shpreh ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco