VIDEO-SYRI TV/ ‘Bashkë Fitojmë’ ankimon zgjedhjet në Kamëz e Rrogozhinë

21:15, 23/05/2023
A+ Aa A-

Opozita ankimoi në KAS  rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në bashkinë e Kamzës dhe Rrogozhinës. Për Kamzën, koalicioni Bashkë Fitojmë akuzon procesin e votimit elektronik si mjet për manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa kërkon përsëritjen e votimeve në këtë bashki. Për Rrogozhinë, objekt i ankimimit është kutia e votimit të burgut, e cila i dha fitoren PS. Në këtë ZAZ, opozita kërkon rinumërim të votave dhe rivlerësimin e rezultatit.

Nga SYRI TV

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për të miratuar rezultatet zgjedhore në Bashkinë e Kamzës dhe Rrogozhinës. Në shkresën ankimore për Bashkinë Kamzës, opozita kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve për kryetar Bashkie, me argumentin se votimi elektronik është bëre vegël për manipulimin e zgjedhjeve.

Opozita kërkon ekspertimin nga ekspertë të huaj dhe të pavarur te pajisjeve elektronike që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave, krahasimin e rezultatit elektronik me atë fizik, të numrit të fletëve që gjenden në kuti, këqyrjen e kamerave brenda qendrave të votimit, krahasimi i kodeve të votuesve me listën e zgjedhësve, rinumërim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në këtë bashki.

Ndërsa në rastin e Rrogozhinës, objekt i ankimimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, është vetëm ZAZ 42, ose Qendra e Votimit e burgut të kësaj bashkie, që sipas opozitës, është faktori kyç që i dha fitoren socialistëve në Rrogozhinë. Sipas Bashkimit për Fitoter, në Rrogozhinë, fati i kryebashkiakut u zgjidh matematikisht nga kutia e votimit të burgut, e cila i dha edhe fitoren kandidatit të PS, Edison Memollës.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ e cilëson të padrejtë dhe antiligjor faktin që kandidati i tyre, i cili deri në numërimin e kutisë së fundit, ishte në avantazh, të penalizohet pikërisht nga votat e burgut, nën presionin administratës dhe qeverisë. Në argumentimin ligjor, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ thekson se hartimi i listës së zgjedhësve në Burgun e Rrogozhinës, është bërë në mënyrë të qëllimtë për pamundësimin e votës së lirë dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Në këto kushte, opozita kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në zaz nr 43 në Rrogozhinë. Shkresat ankimore janë dorëzuar në KQZ, ndërsa pritet që KAS të mblidhet për shqyrtimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco