VIDEO/ Manjani: Arrestimi i Belerit një ngjarje e stisur, fund e krye për qëllime politike

21:03, 23/05/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV është shprehur se, arrestimi i Fredi Belerit është një ngjarje e stisur për shkaqe politike.

Manjani u shpreh se, bëhet fjalë një ngjarje ku nuk ka prova, por vetëm deklarata.

‘Gjykata është nën hyqmin politik, shihni gjykatësit në sallën e gjyqit, ulin kokën. Duke folur për këtë çështje njerëzit dhe flasin, e ka dhe gjëra të tjera që nuk i them dot sepse janë konfidenciale.

Kjo është një ngjarje e stisur, fund e krye e stisur për qëllime politike. Pse duhet të ma thotë qeveria greke këtë gjë. Është si Gëllçi, Fullani etj., por pak më e rëndë sepse kjo, ka penguar njeriun të konkurrojë në zgjedhe. Futet dhe në burg, fiton dhe zgjedhjet dhe nuk lejon që të respektohet populli i Himarës.

Kush është mbi popullin e Himarës, cili SPAK është, cila gjykatë është mbi popullin.  

Nëse ne do të themi, mirë ja bënë qenit, rregulli i drejtësisë popullore të Enver Hoxhës që është ulur këmbëkryq sot e gjithë ditën, atëherë këtu nuk flasim më për drejtësi, por përpara një rrisku shumë të madh’, theksoi gjatë debatit në SYRI TV, Ylli Manjani.

Emisioni i plote 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco