Protestë në Athinë kundër arrestimit të Belerit/ Vëllai: U përballëm me regjimin dhe fituam

Protestë në Athinë kundër arrestimit të Belerit/ Vëllai: U përballëm me regjimin dhe fituam

20:02, 23/05/2023
A+ Aa A-

Unioni i Himariotëve ka nisur një protestë përballë ambasadës shqiptare në Athinë kundër arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë.

“Në protestën jashtë ambasadës shqiptare janë mbledhur dhjetëra persona, mes të cilëve vëllai i Fredi Belerit, si dhe kryetari i Unionit të Himariotëve, Theodoris Goumas, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij”, shkruajnë mediat greke.

“Demokracia nuk burgoset”, është një nga parullat e tyre.

Vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur, Leonard Beleri, tha për mediat se ata u përballën me një regjim dhe fituan.

"Ne luftuam me shtetin, me një regjim dhe fituam. Vëllai im është persekutuar për 15 vite nga shteti shqiptar dhe ai është mësuar tashmë. Por ai do vazhdojë të luftojë që padrejtësitë të dalin në dritë," tha Beleri. 

Protesta zhvillohet një ditë pas Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, i arrestuar 1 javë më parë nën akuzën e shit-blerjes së votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco