Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

FOTO/ Ministri britanik, Heappey: Kosova është histori suksesi

FOTO/ Ministri britanik, Heappey: Kosova është histori suksesi

19:19, 23/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave.

Image

Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në këtë drejtim me bashkë-zbarkime, trajnime dhe pajisje të reja ushtarake.

Deri më tani 28 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses programin e edukimit ushtarak në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst.

Ministri Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe duhet të punojmë së bashku për të promovuar progresin e arritur këtu.

U vlerësua se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajon i kontribuon lirisë, demokracisë dhe progresit, andaj edhe duhet të jetë sa më aktiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco