'PD të krijojë alternativë qeverisëse', Redon Meksi: Duhet meritokraci, jo njerëz 15 vjet pa u votuar!

18:45, 23/05/2023
A+ Aa A-

Juristi dhe aktivisti Redon Meksi shprehet se PD duhet të hartojë alternativën dhe programin e saj për qeverisjen e vendit. 

Në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Meksi tha se reformimi i PD duhet të nisë nga promovimi i meritokracisë, në mënyrë që të mos ketë më drejtues të cilët kanë prej 15 vitesh që nuk votohen.  

"E para, përveçse çfarë folëm, pjesës së brendshme të PD se si duhet të reformohet, si do t'u japim mundësinë njerëzve të lirë si të afirmohen dhe me meritokraci të ngjisin shkallët, jo duke qëndruar prej 15 vitesh në një post pa u votuar. Kemi njerëz në PD që kanë 15 vite pa u votuar, të pazgjedhur, vetëm të komanduar. Statuti që kemi sot nuk është demokratik sa duhet. Pjesa e dytë është krijimi i alternativës qeverisëse të ardhshme, pra çfarë do bësh me ekonominë. Bankat na masakrojnë me tarifa, me përqindjet etj. Ke parë ndonjë propozim për të prishur këtë kartel? Marrim rastin e inceneratorëve që përmenden sot në Tiranë tërë ditën, nuk u përmendën gjatë fushatës siç duhet se e kishe kalë beteje 2 vjet dhe nuk i dhe zgjidhje si do e bëje më pas do bëjë incenerim apo riciklim. Pra, duhet të bësh një program. Ka një frikë që PD që do të vijë në pushtet mund të kthehet në autoritare. Atëherë që tani, PD të propzoojë ndryshime ligjore në Kuvend, për Kodin Zgjedhor, ndryshime në ligjin për partitë politike, kufizime të mandateve. Pra, kështu tregon vullnetin që ka. Njerëz do të dalësh në protestë për ato kërkesa. Është një kërkesë e drëjtë", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco