Sami Neza: SPAK të hetojë rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit

18:40, 23/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, ka komentuar rezultatin zgjedhor teksa është shprehur është pikërisht SPAK ai i cili duhet të hetojë rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit.

Problemet e para, praktikisht problemet thelbësore ne i kemi pasur në zgjedhjet e pjesshme të 2016-tës , sepse ne këtë vit ne kishim prodhimin e një skenari të ri i cili lidhej me divijimin e votës së qytetarëve. Kështu që platforma që lidhet me identifikimin e problematikave të mëdha në këto zgjedhje, do vazhdojë, nëse nuk e bëjmë të ditur se si funksionon. Ka plot gjëra që janë ende të errëta, për shembull, unë do kisha shumë dëshirë si dhe e prisja që SPAK-u i cili është një institucion që ka shpresë për qytetarët, të hetonte rezultanin zgjedhor në Shqipëri. Nuk po them të hetonte indicie. por e kam fjalën për rezultatin zgjedhor i cili nuk është një rezultat zgjedhor i prodhuar përmes një vote të lirë. Ky rezultat prodhohet veç nëpërmjet mekanizmave ilegalë që nuk janë të dukshëm për syrin e medias, të qytetarëve dhe të politikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco