VIDEO/ ‘Ore a ju marrin dhe ju këta të dyshekëve?’ Korreshi: Vdiqa mor burrë i dheut

17:54, 23/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti Saimir Korreshi ka shkaktuar ilaritet ditën e sotme në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, teksa shtroi një pyetje…

‘Ore ju marrin edhe ju këta të dyshekëve? Vdiqa o burri i dheut’, u shpreh ai, teksa kolegët e tij nuk e mbajtën të qeshurën.

Por përtej humorit, Korreshi ka ngritur shqetësimin se këto kompani marrin të dhënat e qytetarëve duke i shqetësuar më pas. Deputeti ka shtruar pyetjen nëse dikush mban apo jo përgjegjësi për shpërndarjen e të dhënave të qytetarëve në këtë mënyrë.

‘Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon.

E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera. S’ka nga e merr nëse nuk e merr nga këta të telefonisë’, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco