Turizmi në krizë për staf, Sota: Na duhen 1800 punonjës të rinj, marrim të huaj nga halli!

17:30, 23/05/2023
A+ Aa A-

Ervin Sota, Kryetari i ARTA, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, tregoi më shumë mbi mungesën e fuqisë punëtore në vend, çfarë i ka detyruar bizneset turistike të punësojnë të rinj nga vendet aziatike.

Sota u shpreh se kjo përkthehet në një kosto të lartë për bizneset dhe se kjo nuk është një zgjedhje por një zgjidhje.

Po patjetër është një problem i evidentuar gjithandej madje dhe kolegët tanë në Tiranë po e ndjejnë. Dhe imagjinoni Vlorën që tashmë është rritur edhe në kapacitetet e këtyre bizneseve turistik rritet nga viti në vit dhe paralelisht me këtë mangësinë e punonjësve kanë hasur pa përjashtim gjithë sektoret. Është e vërtetë që të huajt dhe kryesisht ato që vijnë nga vendet aziatike kanë një kostot të lartë duke marrë parasysh se ata duhet të vijnë këtu, pastaj paga sipas kërkesave, plus atyre ju nevojitet dhe akomodim. Pra, çdo gjë është e përfshirë dhe është një kosto e shtuar për çdo biznes që i merr. Dhe siç e kam thënë më herët kjo lloj zgjidhje për ne le të themi që është nga halli, nuk është një zgjedhje. Kjo është një zgjidhje totalisht nga halli, duke parë që nuk kemi mundësi të marrim atë që dëshirojmë, të punësojmë nga vendi, nga qyteti ku jetojmë, duke parë kushtet dhe situatat kemi gjetu këtë lloj rruge. Aktualisht kemi nevojë për mbi 1800 punonjës të rinj dhe para dy ditësh organizuam një takim me ambasadorët europian dhe tema e diskutimit ishte se si te investohet më tepër në këtë profil në shkollat e turizmit, në promovimin e këtij profili turistik.

Ervin Sota, Kryetari i ARTA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco