Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

'Bufi nuk arrestohet, ndërsa Beleri po! këto janë votimet kriminale rilindase të 14 majit!

'Bufi nuk arrestohet, ndërsa Beleri po! këto janë votimet kriminale rilindase të 14 majit!

11:56, 23/05/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Rroskovec shantazhoi dhe kërcënoi hapur në mënyrën më të ulët një sanitare shkolle për ta hequr nga puna se ka marrë pjesë në një miting të opozitës.

Majlinda Bufi ushtroi presione për pjesëmarrjen e qytetarit Gazmend Borgji në mitingjet e kundërshtarit të saj politik.

I vetmi shpëtim për këtë qytetar, sipas kryebashkiakes Bufi, është që të mos votojë.

Askush nuk e arrestoi Bufin kur i pa gjithë Shqipëria shantazhin dhe kërcënimin e hapur bile e lanë të konkuronte dhe të merrte bashkinë.

Ndërsa për Fredi Belerin montohet një inskenim i tërë e arrestojnë e lënë në burg vetëm e vetëm që të rëmbejnë Himarën dhe tokat e saj me aq vlerë.

Kjo është fytyra e zgjedhjeve të qelbura të rilindjes, kjo është përgjegjësia shumë e rëndë që bie mbi drejtësinë.

Heshtje e drejtësisë përpara krimit zgjedhor të Bufit dhe inskenim për Belerin.

Mijra krime zgjedhore, presion i çdo forme,manipulime që shakatërruan zgjedhjet janë denoncuar në SPAK,Prokurori e KQZ, të cilat heshtin përpara tyre duke u bërë bashkëfajtore.

Dhe kanë fytyrë e flasin për zgjedhje.

Delegjitimi dhe demaskimi publik dhe ligjor i këtyre votimeve të ndyra me krim është një mision pa kthim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco