Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Vasili: Sot zhvillohen zgjedhje shumë herë më të dobëta se para 32 vitesh, rezultati i manipuluar nga pushteti

Vasili: Sot zhvillohen zgjedhje shumë herë më të dobëta se para 32 vitesh, rezultati i manipuluar nga pushteti

10:07, 23/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, petrit Vasili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV për të komentuar maskaradën zgjedhorë që ka ndodhur me 14 maj.

Vasili është shprehur se shumë bashki janë fituar me një diferencë shumë të vogël votash dhe se aty pushteti ka manipuluar procesin kjo vihet re në bashkinë e Rrogozhinës ku kandidati i PS fitoi me votat e burgut dhe në atë burg drejtor ishte babai i vet.

Janë disa bashki që janë fituar me shumë pak vota nga PS. Kutia e burgut është gjëja më e turpshme që ka ndodhur ndonjëherë, pasi votuan 99.9% dhe të gjitha votat i ka marrë kandidati i PS dhe si në rastin e Rrogozhinës ku 90 % fitoi kandidati i PS përsëri dhe drejtor i burgut ishte babai i kandidatit.

Nuk ka pasur zgjedhje të tilla në 32 vite demokraci në 92 votoheshin dhe numëroheshin votat në qendrat e votimit dhe nuk kishte situata të tilla skandaloze edhe sot pas 32  vitesh situata është shumë më e rëndë. Në vend që Shqipëria të fitonte lajme të mira, shpresa dhe mundësi më të mira mori lajmet më të këqija në këtë proces zgjedhor.

Opozita ishte e sulmuar nga të gjitha anët pasi nuk kishte as komisioner dhe numërues të gjitha ishin të caktuar nga qeveria dhe pushteti, fletat e votimit komisionerët i fusnin poshtë fustanit duke i fshehur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco