Borell: Lidhjet e Serbisë me Rusinë nuk përputhen me procesin e anëtarësimit në BE

Borell: Lidhjet e Serbisë me Rusinë nuk përputhen me procesin e anëtarësimit në BE

07:30, 23/05/2023
A+ Aa A-

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka porositur Serbinë se marrëdhëniet e këtij shteti me Rusinë nuk përputhen me aspiratat për integrime evropiane.

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa shteteve që u përshtaten plotësisht me politikën e sanksioneve. Mirëpo u treguam atyre që nuk janë rreshtuar, e këtu e përmendi veçanërisht Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE. Është gjithashtu e dëmshme për interesin e vet kombëtar”, ka deklaruar Josep Borell në fund të takimit ministror, sipas RTK.

Në këtë takim në mes tjerash është diskutuar edhe për influencën ruse në vendet e rajonit, e cila sipas Borell, përpiqet të përmbysë rrugëtimin evropian të shteteve  të rajonit.  Gjatë drekës së punës, ministrave të jashtëm evropian iu bashkëngjitën homologët e tyre nga rajoni. Kosovën në këtë takim e përfaqësoi shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla.

"Natyrisht që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej temave që sfidojnë rajonin tonë. Unë kam paraqitur qëndrimin e Republikës së Kosovës që ne marrëveshjen që kemi lidhur në Bruksel dhe fazën e implementimit në Ohër e shohim si një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe që presim nga Serbia – edhe pse sinjalet janë jo të mira, ngase edhe ju jeni dëshmitarë se presidenti Vuçiq, ministri i Jashtëm Daçiq, por dhe shumë të tjerë, në vazhdimësi jo vetëm që refuzojnë implementimin,por edhe mohojnë ekzistencën e një marrëveshje të tillë", tha Gërvalla pas takimit.

Ajo po ashtu tha se takimi me zyrtarët e BE-së ishte i "frytshëm" dhe u diskutua për sfidat që po përballet Evropa dhe Ukraina, por edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

"Është e rëndësishme që të takohemi sa më shpesh që të mundemi sepse nga ky dialog ne shpresojmë që të kemi një proces më të mirë dhe më të shpejtë të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ajo.

Edhe procesi i normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë u trajtua gjatë takimit ministror.

Me këtë rast, Jospe Borell ka porositur se  duhet të marrin fund tension dhe provokimet e ndërsjella, si dhe duhet të ndërpritet me atmosferë negative dhe mungesë e konstruktiviteti. “Të jesh anëtar i BE-së do të thotë të bashkëpunosh dhe të veprosh si fqinjë të mirë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë e së kaluarës”, porositi shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco