SYRI TV/ Spahia: Rama certifikoi krimin elektoral që prodhoi vetë

10:18, 20/05/2023
A+ Aa A-

Pas masakrës zgjedhore, ku Shkodra pas 30 vitesh nuk do të drejtohet më nga të djathta, ku është nxjerrë zbuluar manipulimi i zgjedhjeve dhe deformimin e votave nga dyshja Rama-Doshi, këtë të premte kryeministri ka shkuar në Shkodër.

Bardh Spahia e ka cilësuar rikthim në vendin e krimit vizitën e tij, ku me shfaqjen e tij në rrugët e Shkodrës, përmes të njëjtave formave të presionit e dhunimit, çertifikon krimin elektoral që prodhoi 5 ditë më parë.

“Pas masakrës zgjedhore të 14 Majit, Edi Rama u rikthye në vendin e krimit. E bëri duke nisur nga një vend që kurrë nuk do të duhej të hynte brenda pa kërkuar më parë ndjesë. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës nuk mund të jetë një hapësirë që kryeministri mund të dhurojë shou-n e radhës në sytë e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi ai nuk e kupton peshën e rëndë që ka ai vend dhe ajo godinë”.

Spahia thekson në reagimin e tij se Rama po i dëshmon Shkodrës urrejtjen patologjike që ka për të, pasi nuk ka të ngopur nga dhunimi që kërkon t’i bëjë qytetarisë shkodrane.

“Me të njëjtat skema si paraardhësit e tij, Edi Rama në 14 Maj i vërsuli Shkodrës krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar, duke i tjetërsuar vullnetin e lirë qytetarëve të saj. Ai dhe shpura e tij harrojnë se Shkodra nuk i është nënshtruar asnjëherë të keqes dhe gjithmonë përballë saj ka dalë më e fortë”.

Përfundimi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak zbuloi manipulimin e zgjedhjeve dhe deformimin e votave në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco