VIDEO/ Kush e shkroi tallavanë, Rama apo Veliaj? Debati në studio mes Shkullakut dhe Baton Haxhiut

21:18, 18/05/2023
A+ Aa A-

Analistët Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku janë përfshirë në një debat në studion e ‘Çim Peka LIVE’, së kush e shkroi tekstin e tallavasë me të cilën Edi Rama bëri fushatën për zgjedhjet vendore.

Shkullaku deklaroi se, Erion Velaij ka thënë se tekstin e ka shkruar, Edi Rama, por sipas analistit Haxhiu, nëse e ka shkruar Rama, atëherë kjo është e keqe.

Debati mes Baton Haxhiut dhe Armand Shkullakut:

Baton Haxhiu: Ma mirë është kënga dhe vallja shkodrane e Elisës dhe Benet Becit, se tallavaja e Erion Veliajt. Nuk ja di shijen Ramës për tallava. Tiransit shijuan për herë të parë një gjë pa shije dhe ajo është tallavaja e Erion Veliajt.

Armand Shkullaku: Tekstin e ka shkruar Edi Rama, të këngës.

Haxhiu: Nuk e di...

Shkullaku: Jo, jo, e  deklaroi Veliajt zyrtarisht.

Haxhiu: Kushdo që e ka shkruar, unë jam kundër etikës së asaj kulture.

Shkullaku: Po këtë mos ja rras Erion Veliajt të paktën, boll ka i shkreti dhe këtë ti rrasësh, tallavanë, ai nuk di as tallava as moderne.

Haxhiu: Unë nuk e njoh Edi Ramën për tallave dhe nëse është ashtu, atëherë i them; edhe ti brute.  Unë nuk i besoj këto, pavarësisht se është logjika e Erion Veliajt me tallava. Ndoshta Shkullaku e di ma mirë që Rama e ka shkrujtë tekstin.

Shkullaku: Jo e tha Veliaj këtë, e deklaroi në televizion. E tha me krenari që këtë tekst e ka shkruar vetë ai.

Haxhiu: Kushdo që e ka shkruar tekstin, me atë valle tallave, kolonë zanore tallava, nuk i jep shije këtij shekullit. E sidomos kur një elitë ndërton një gjë të tillë, ndërton një populizëm. Nuk jam për këtë. Unë jam për këtë shkodranen.

Shkullaku: Ti je për standardin e Elisës.

Haxhiu: Unë jam për standardin e Elisës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco