Krimi shqiptar alarmon Senatin e SHBA: Bandat e narkotrafikut kanë ‘pushtuar’ kontinentet amerikane

Krimi shqiptar alarmon Senatin e SHBA: Bandat e narkotrafikut kanë ‘pushtuar’ kontinentet amerikane

20:37, 18/05/2023
A+ Aa A-

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor, ku të ftuar ishin këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i SHBA për rajonin, Gabriel Escobar.

Fokusi ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe Chollet dhe Escobar insistuan disa herë se nuk do të ketë një Republikë Sërpska në Kosovë.

Por një nga senatorët e pranishëm, Tim Kaine ngriti alarmin për krimin shqiptar në dy kontinentet amerikane. Ai kërkoi të mësojë më shumë për këtë çështje nga Escobar, duke thënë se ishte alarmuar nga situata me bandat shqiptare të narko-trafikut.

Tim Kaine: Dua të flas për një çështje që lidhet me punën time si kryetar i Komisionit për Amerikat. Në udhëtimet e mia në Amerikat jam surprizuar të dëgjoj vazhdimisht për përfshirjen shumë të fuqishme të bandave shqiptare në narko-trafikun, përfshi këtu Amerikat. Këto janë banda ballkanike kryesisht, por me fokus të veçantë në Shqipëri. A mund të na tregoni për bashkëpunimin e autoriteteve ligjore amerikane në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri në këtë çështjen e trafikut të drogës?

Gabriel Escobar: E pranoj se është një çështje serioze. Nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri. Do të thoja se të gjitha vendet e rajonit vuajnë nga korrupsioni dhe zbatimi i dobët i ligjit dhe kjo lehtëson shumë këtë aktivitet të paligjshëm.

Dua të them se ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë. Ne kemi punuar me ta që të forcojnë aftësinë për të ndarë informacione për t’u përballur me krime komplekse.

Në Shqipëri veçanërisht jemi të gëzuar që është krijuar një trupë e pavarur antikorrupsion që ka shënuar disa suksese.

Po punojmë edhe me partneret europianë për të forcuar kapacitetet e tyre për ndarjen e inteligjencës dhe për të krijuar mundësi për ekstradimet dhe për ndarjen e informacioneve për dëshmitarët.

Do vazhdojmë të punojmë, por është një çështje e vështirë, por jo vetëm në Ballkan, por në të gjitha vendet në zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco