Greqia reagoi ashpër/ Pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të Belerit

Greqia reagoi ashpër/ Pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të Belerit

10:56, 18/05/2023
A+ Aa A-

Pezullohet shembja e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit, Fjorent Beli.

IKMT dhe policia janë tërhequr nga aksioni me argumentimin se është sezoni turistik para dhe se aksioni do të kryhet pas sezonit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kishte nisur një aksion në Dhërmir vetëm dy ditë pasi Fredi Beleri u shpall fitues përballë Jorgo Goros.

IKMT rrethoi hotelin e Fjorentin Belit. Ky i fundit ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhës në zgjedhjet vendore të 14 majit, zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit.

Në një reagim të bërë ditën e sotme për mediat greke, Beli ka deklaruar se shteti i ka ardhur me polici dhe ushtri, pikërisht për shkak të prapavijës politike. Ndërkohë për rastin ka folur edhe Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cila tha se situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe se do ta diskutojë në Këshillin e Ministrave në Bruksel

“Miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim. Dërgova Sekretarin e Përgjithshëm për situatën. Dua informacion për respektimin e pronave të minoritetit. Dua informacion nëse respektohet ligji me pronat”, ka deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco