Topuzi: Rënia e euros prej zgjedhjeve ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin turistik në vend

21:56, 17/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Këndi i Pano Sok'o në Syri TV ishte kryetari i shoqatës kombëtare të turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi.

Topuzi është shprehur se arsye dhe rënia e euros në vend ka si shpjegim zhvillimin e zgjedhjeve dhe ka dëmtuar rëndë sektorin e turizmit në vend.

"Turizmi realizon 43.6% të eksporteve në Shqiperi sipas Eurostat. Kjo është një nga industritë më të goditura, për 1 vit ka rënë në 1.8 % pasi nuk duhet të harrojmë që kontratat mbyllen që një vit më para. Industria turistike ka disa specifika pasi një pjesë e marrin pagesën e kontratave në fillim dhe një 0phjesë në fund kur vjen klienti.

Të gjitha paratë që ajjë të rezervuara me aplikacionin booking janë të pa marra sepse nuk është krijuar akoma ajo siguria për turistët. Ne zhvilluam takim me guvernatorin dhe zv/ministrin e financave se përse ka qenë monedha e euros dhe zhvillim i injë analize me ekspertë.

Një nga arsyet se përse ka rënë euro është paraja e zezë që po futet në vend dhe mos kontrolli i tyre. Në Serbi ka rënë 4.5% në Shqipëri ka rënë 8.6%, vërtetë qeveria mund të ketë një interes për një kohë të shkurtër pasi ulet borxhi dhe inflacioni por për bizneset në një kohë afatgjatë ka një kosto shumë të madhe."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco