Vasili: Jemi në diktaturë, krimi bashkëpunoi me qeverinë për të deformuar zgjedhjet

20:02, 17/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin  orës 19 në Syri TV me moderatoren Armela Ferkon ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se jemi përballur me një makineri pushtet-krimi që kanë deformuar votën e qytetarëve dhe kanë instaluar një diktaturë në Shqipëri.

"Gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë se përballë nuk kanë një shtet demokratik por një regjim ku janë thyer iluzionet e një vendi demokratike. Të gjithë sot ndodhen në një situatë si në vitet 1990 ku me forma paksa më të ndryshme është i njëjti funksionim dhe mekanizëm si sistemi komunist ku shantazhonte për të marrë votat.

Përballë kemi një regjim dhe përballja dhe trajtimi i kësaj qeverie është e njëjtë me atë antidemokratik ku duhet të përdoret çdo lloj mjeti për ta rrëzuar. Janë parë qartazi nënpunësit dhe administrata që janë hedhur në sulm për të deformuar dhe manipuluar votat dhe po ndikojnë jetën e 2 milionë qytetarëve të tjerë.

Praktikisht sot në opozitë nuk është vetëm partia politike por janë të gjithë ata që janë të varfër, plaçkiten me taksa, ata që qëndrojnë me frikë nëse do tu ikin fëmijët dhe bëhet fjalë për një popull të tërë opozitar.  Cdo qytetar atë ditë sheh me sytë e tij hienat që rrinë në qendrat e votimit për të deformuar vullnetin e qytetarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco