Kaceli: Komisionerët e Alibejat gëzonin më shumë se komisionerët e PS për votat pro Veliajn

18:31, 17/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Taske Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço ishte kandidatja  për këshillin bashkiak në Tiranë, Keda Kaceli.

Kaceli është shprehur se largimi  iAlibeajt dhe rikthimi i Bashës nuk ka asnjë të mirë për grupin e vulës.

"Sot shkruajta  një status ku përmenda tre data, një nga ato ishte 17 maj dhe marrëveshja që Basha nënshkroi me Ramën. Dëmi i madh që i është shkaktuar demokratëve vjen nga një sërë dështimesh që nga viti 2015 me bashkitë.

 Më pas vjen me humbjen e vitit 2017 me çadrën dhe marrëveshja e tradhtisë me 17 maj me Ramësn. Rikthimi  i Bashës në krye të vulës nuk e di se çfarë të mire do ti sjellë këtij grupi.

Ne numëruam votat deri në të gdhirë dhe kishte një klimë dashurie të paparë mes komisioneve të vulës dhe përfaqësuesve të partisë socialiste. Nëse ka pasur një ditë të vështir për mua ishte ajo paszgjedhore ku dëgjoja aq shumë shpesh emrin e kryebashkiakut dhe gëzimi madh që ato persona kishin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco