Berisha: 500 Euro u ble vota në 14 Maj

Berisha: 500 Euro u ble vota në 14 Maj

17:40, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha deklaron se nuk do të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa e cilësoi rezultatin e 14 Majit si një masakër elektorale të narkoshtetit.

‘Kam bërë një betim në 1991. Që zgjedhjet që do të humbas, do të largohem nga politika. Në rastin e parë që ka ndodhur, në 2013 kam thënë ‘goodbye’. Në këtë kontekst të harrojë kush se unë mund të tërhiqem, përveç votës së demokratëve, nga situata të tjera, përballë krimit. Përkundrazi vetëm sa më shtojnë motivet.’

Për blerjen e zgjedhjeve, Berisha tha se qeveria ka përdoruar miliona Euro të parave të taksapaguesve në kundërshtim me ligjin.

‘Nga buxheti i shtetit u përdoren 10 mld Lekë rritje pagash, bonuse, janë të blera se po nga buxheti i shtetit u tenderuan dhe u disbursuan 12 mld Lekë për qëllime të ndryshme.’

Por këto para sipas tij janë vetëm maja e ajsbergut, krahasuar me hedhjen e eurove nën tregun e zi. Nuk di të thotë shifrën e saktë të eurove të shpërndara për blerje votash, por me siguri flet se sa ka kushtuar vota e shqiptarëve në këto zgjedhje.

‘Në tregun e zi shuma e blerjes së një vote arriti nga 300-500 Euro, shuma kurrë s’do merret vesh po dihet që është qindra miliona sepse Euro arriti nivele rekordi edhe më të ulëta se në fluksin e verës.’

Berisha u shpreh se do të qëndrojë në mbrojtje të votës së shqiptarëve dhe se për rezultatin e  këtyre zgjedhjeve pritet të nisë një analizë brenda radhëve të demokratëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco