Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hakmarrje e qeverisë? IKMT mësyn te prona e numëruesit të Fredi Belerit në Dhërmi

17:21, 17/05/2023
A+ Aa A-

Fadromat e IKMT, shoqëruar nga forcat e policisë, kanë mbërritur në Dhërmi vetëm tre ditë pas zgjedhjeve vendore. 

Fitues i bashkisë së Himarës u shpall Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", i cili mundi Jorgo Goron e PS.  

Mjetet e IKMT kanë mbërritur te prona e Fjorentin Belit i cili ishte numërues i Belerit në KZAZ-në e Himarës. 

Beli ka qenë anëtar i grupit që numëroi kutinë e fshatit Kudhës ku edhe Beleri doli në avantazh, duke përmbysur Goron me 19 vota më shumë. 

Punonjës të IKMT dhe efektivë të policisë po qëndrojnë prej disa minutash te hoteli i Belit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco