Berisha: Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Mbi 500 mijë qytetarë votuan për të

Berisha: Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Mbi 500 mijë qytetarë votuan për të

13:45, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme për shtyp se opozita shqiptare dëshmoi në këto zgjedhje se është e paasgjësueshme.

“Cila është e vërteta? Një përpjekje antiligjore, antikushtetuese për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë. Kjo është fakt. Kjo është ndërhyrje direkte në fushatë, kjo nuk është shpikje e imja, ky është një realitet.

Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste. Të gjitha këto kishin për qëllim zhdukjen e opozitës.

Tani procesi ka mbaruar. Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan opozitën. Dështuan të gjithë ata, vendas dhe të huaj, që donin të zhduknin opozitën.

Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Opozita është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarëve.

Së dyti, kemi një statut partie, se ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloje mashtrimi, tezash. Ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë jam ky që jam sot këtu.

Në verën e vitit 1991 kam bërë një betim, që zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë largohem nga politika. Unë nuk tërhiqem përpara krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet. Por anëtarët e PD, në përputhje me statutin, do ftohen. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në hava,” tha Berisha.

“Unë para jush do paraqes çdo ditë, me fakte të pakundërshtueshme fytyrën e shëmtuar, dimensione të ndryshme të farsës së shëmtuar elektorale 2023. Shqiptarët do të marrin vësh me përgjegjësi të plotë të gjitha aktet që u kryen për të dhunuar vullnetin e tyre të lirë, për të mbajtur regjimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, regjimin e Edi Ramës,” theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco