Tjetërsimi i votës/ Meta: Do të përshkallëzohet veprimi opozitar

Tjetërsimi i votës/ Meta: Do të përshkallëzohet veprimi opozitar

12:54, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për mediat pasi doli nga takimi në selinë blu me kryetarin demokrat, Sali Berisha.

Meta tha se do të përshkallëzohet veprimi opozitar.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë, jo vetëm do dokumentohet, por do vijojë edhe procesi i kontestimit ligjor, por edhe i përshkallëzimit të veprimit opozitar në emër të mbrojtjes së lirë.

Njëkohësisht e dini shumë mirë se pavarësisht nga ky tjetërsim që realizoi bota e nëndheshme, me porosi të Edi Ramës, nën mbrojtjen e Policisë së shtetit, një gjë është e qartë se gomerët e Edi Ramës nuk do vjedhin më të qetë,” tha Meta.

"Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës në tavolinë për 4 vite, me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar, pluralizmi është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë".

“Nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narkoshtetit. Ne do të luftojmë në emër jo vetëm të mbi 500 mijë shqiptarëve, që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha, por edhe në emër të qindra-mijërave që u penguan të votojnë. Do t’i shikoni të gjitha faktet, janë denoncuar dhe do të denoncohen,” vijoi kreu i PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco