Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Diskriminimi me fonde/ Kamëz-Thumanë në gjendje të mjerueshme, ARRSH heq mjetet e rënda gjatë verës

Diskriminimi me fonde/ Kamëz-Thumanë në gjendje të mjerueshme, ARRSH heq mjetet e rënda gjatë verës

12:11, 17/05/2023
A+ Aa A-

Nëse kërkon një shembull më të tmerrshëm të diskriminimit të veriut nga kryeministri Edi Rama, mjafton të shohësh gjendjen e rrugës nga Kamza deri në Thumanë.

Ky aks jo vetëm është i mbingarkuar me trafik, por edhe rruga është dëmtuar në mënyrë të rëndë. Gjatë verës, trafiku në këtë zonë bëhet i pakalueshëm.

Por pavarësisht kësaj situate, sipas revistës Monitor, në katërmujorin e parë të këtij viti qeveria shpenzoi 15.2 miliardë lekë në formën e investimeve kapitale, nga të cilat 3 miliardë lekë (27 milionë euro) ose rreth 20 përqind e financimit total shkoi për financimin e ndërtimit të një tuneli të ri në Llogora. Në listën e projekteve që kanë marrë financime edhe këtë vit u rendit jugu i vendit. Përveç tunelit të Llogorasë edhe rreth 620 milionë lekë (5.5 milionë ) euro shkuan sërish në Vlorë për financimin e bajpasit dhe financimin e kostove lokale që duheshin për ndërtimin e tij.

Në kushtet kur trafiku është i tmerrshëm në aksin Kamëz-Thumanë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në këtë aks rrugor.

“Me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror, duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve, do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit sipas skemës së treguar më poshtë:

Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror.

Janë marrë të gjitha masat sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe për vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve lidhur me këtë devijim,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco