Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Në shoqëritë moniste duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv'

'Në shoqëritë moniste duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv'

10:03, 17/05/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Në të gjitha shoqëritë moniste dhe të narkoshtetit kërkohet fajtori në publik. Duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv.

Dhe fajin e ka gjithmonë i pamunduri, i dobëti, duarlidhuri, i vdekuri e viktima. Fajin gjithmonë e ka ai/ajo që flet, jo ai që bën gjëmën.

E mbani mend agjitacionin e propagandën?

Shpalleshe fajtor pse thua s’ka qumësht në dyqan. Njësoj edhe sot, fajin e ka ai që flet! Ndërkohë ai që bën gjëma është legjitim...

Le që ç'them kot dhe unë agjitacioni e propaganda.

Ne kolektivisht bëjmë me faj edhe atë që sëmuret.

“Vetë e ka fajin që u sëmur”.

“Është ftohur, kot bën se s’ka gjë”...

***

Nejse, mos harroni:

Vetëm përpara!

Pak shpejt po deshët se mbaruan vendet në varreza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco