Djali i Fredi Belerit: E kam takuar në burg babain, psikologjikisht është si një shkëmb!

Djali i Fredi Belerit: E kam takuar në burg babain, psikologjikisht është si një shkëmb!

08:59, 17/05/2023
A+ Aa A-

“Babai im psikologjikisht  është si një shkëmb, për fat”, është shprehur djali i Fredi Beleri, i cili mbetet në paraburgim pavarësisht fitores në bashkinë e Himarës në zgjedhjet bashkiake të zhvilluara të dielën në Shqipëri.

Në një intervistë për median greke ANT, ai tha se ka kontaktuar vetëm dy herë me babanë e tij deri më tani, “një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta”.

“Psikologjikisht është si një shkëmb fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shfajësua”, shtoi djali i Fredi Beleris duke konfirmuar se ka kërkuar që të transferohet në spital për disa probleme shëndetësore me të cilat përballet.

I pyetur për të komentuar deklaratat e Edi Ramës dhe akuzat që i janë bërë babait të tij, djali i tij Fredi Belerit tha se “këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresat e lëndës nuk ka prova për atë që e akuzojnë”.

Ai shtoi se  “në 10 ditët e fundit, vetë Rama kishte marrë personalisht çështjen e Himarës. Kudo që ishte në çdo fjalim i referohej Himarës për fat të keq me karakteristika shumë të këqija dhe përpiqej të polarizonte klimën me karakteristika të këqija për Himarën dhe për minoritetin grekë dhe për babain tim. Ai thoshte “Nuk do ta lejoj veten të mos fitoj Himarrën”.

“Ajo që ndodhi në Himarë do të bëjë histori, një grusht njerëzish arritën të fitojnë një shtet. Për shkak se isha atje dhe pashë gjërat, do të kishte qenë një fitore shumë më e madhe nëse e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur në 10 ditët e fundit. Nëse do të kishte zgjedhje të lira, fitorja do të ishte më e madhe”, ka përfunduar djali i Fredi Belerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco