VIDEO/ 14 Maji, si u manipuluan votat, Bardhi: 300 mijë të ikur nga keqqeverisja nuk votuan!

VIDEO/ 14 Maji, si u manipuluan votat, Bardhi: 300 mijë të ikur nga keqqeverisja nuk votuan!

08:01, 17/05/2023
A+ Aa A-

Znj.Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës, e cila preferon ta cilësojnë thjesht "demokrate" pavarësisht posteve që mban në PD, foli sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për situatën pas zgjedhjeve në PD, humbjen e betejës për bashkinë e Tiranës nga koalicioni "Bashki Fitojmë", shkaqet por edhe besimin e demokratëve për të vazhduar. 

"Të paktën 300 mijë shqiptarë nuk morën pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri, - tha znj. Bardhi ndër të tjera. -  Nga këta 300 mijë shumica dërmuese ka ikur për shkak të keqeevrisjes dhe pjesa tjetër nuk ka dalë për shkak të frikës dhe presionit, por jo se përbuz opozitën. Njerëzit kanë frikë, ndjejnë pasiguri për shkak të largimeve nga puna dhe heqjes së bukës së gojës. Dhe mbi të gjitha e ka ndjerë se vota nuk do përfillej do të abuzohej.

Është prekëse që kutitë treguan se Belind Këlliçi kishte shumë mbeshtetje ne qendër të Tiranës, në zonat e banuara nga njerëz të ngritur dhe autoktonë qytetarë dhe diferenca me Veliaj ishte e madhe. Kjo tregon se njerëzit e kanë vlerësuar si kandidat me program.

Veliaj humbi 34 mijë vota nga sa kishte fituar Partia Socialiste dhe PSD të marra së bashku në vitin 2021. Rama nxin, sepse e kupton dhe vet që kur ke arritur majën, zbritja do jet shkallmuese, sepse "fitorja" ka tejkaluar limitet e ilegjitimitetit mbi të cilën u arrit dhe qeveria nuk do ta justifikoje dot lodhjen e militanteve patronazhistë, sepse dhe atyre do t'u vijë shpejt radha që do t'i heqë nga puna. Pushteti do të ketë nevojë për "gjak" të ri patronazhist., nënvizoi Bardhi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco