Andi Mustafaj: Të gjitha pushtetet në dorën e Edi Ramës, asnjë qytetar nuk mund të gëzohet

23:31, 16/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit Brain Gain në PD, Andi Mustafaj, në një lidhje me Skype nga Parisi me Adi Krastën, komentoi zgjedhjet vendore të 14 Majit. 

Mustafaj tha se asnjë qytetar sot nuk mund të gëzohet që të gjitha pushtetet janë në dorën e Edi Ramës.

"Po shihja sot hartën e Shqipërisë që po ngjyrosej me ngjyrën mavi për kryetarët e bashkive dhe për këshillat me ngjyrën e social demokratëve. Të them të drejtën i bëra një pyetje të sinqertë vetes. Nëse partia ime, Partia Demokratike do të ishte në të njëjtën situatë, nëse gjithë kjo hartë do të bëhej blu, nëse do të kontrollohej Parlamenti, bashkitë, gjykatat, a do të mendoja se është gjëja e duhur, a do të gëzohesha? Dhe absolutisht jo! Do ngrija zërin me një shqetësim shumë të madh. Qytetarët nuk e kuptojnë që po bien pak e nga pak nëpërmjet gallatës, talljes dhe sidomos nëpërmjes kryqëzatës kundër një individi që është në këtë rast Sali Berisha, po bien tërësisht në kurthin e Edi Ramës. Mund të mos e duan PD-në, Sali Berishën, Belind Këlliçin, kandidatët e tjerë, por asnjë qytetar shqiptar sot nuk mund të gëzohet që të gjitha pushtetet janë në dorën e një individi. Ata që nuk e kuptojnë historinë janë të destinuar ta përsërisin atë dhe janë të destinuar të kthehen mbrapa", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco