14 maji/ Gazetari i SYRI-t: Ishim të vetmit që raportuam nga Tropoja, eksponentë të PS tentuan të na pengonin

14 maji/ Gazetari i SYRI-t: Ishim të vetmit që raportuam nga Tropoja, eksponentë të PS tentuan të na pengonin

21:42, 16/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI.net Kosova Erdonit Hoxha ka deklaruar se në ditën e zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Tropojës e vetmja media e cila raportoi të gjithë procesin në kohë reale ishte SYRI TV.

Ekipi që bëri mbulimin mediatik të zgjedhjeve në bashkinë e Tropojës ishte pikërisht stafi i Syri.net Kosova, Erdonit Hoxha, Albionë Zhitia dhe Çlirimtare Dukolli të cilët përgjatë dy ditëve me radhë raportuan nga terreni. 

Erdonit Hoxha në një postim në rrjetet sociale shprehet se raportimi nuk ishte i lehtë pasi eksponentë nga Partia Socialiste tentonin ta ndalonin duke përdorur mënyra tepër të shëmtuara censurimi. 

Postimi
Te dielën në Shqipëri, janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe Syri Televizion dhe Syri.net Kosova, kanë qenë media e vetme në zonën e Tropojes, ku ka raportuar në kohë reale, për procesin e votimit dhe numërimit të votave. Mirëpo, raportimi nuk ishte hiç i lehtë, pasi, procesi i tillë disaherë ka qenë i pamundur, pasi, persona me ngjyrime politike nga ana e Partisë Socialiste, tentonin që ta ndalonin këtë raportim, duke i hedhur në tokë mjetet e punës, duke sharë e bërtitur, veçse shihnin logon e Syrit. Me gjithë këtë tentim, përpos, që u tentua ndalimi i punës time si gazetar, po ashtu më la të kuptoj që media në shtetin shqiptar nuk është e lirë siç mendohet se e tregon udhëheqësia por, e gjithë kjo tendencë për cenzurë, jam i bindur që nuk do ndikojë asnjëherë në punën tonë që të heshtim.
Media nuk ndalon!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco