Jola Hysaj: Në fshatrat e Durrësit zyrtarët e shtetit shantazhonin qytetarët të votonin PS-në

19:24, 16/05/2023
A+ Aa A-

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun ne PD Jola Hysaj në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonila Meçon ka deklaruar se në zonat periferike të Durrësit drejorët e administratave intimidonin votuesit për të votuar PS-në.

Ajo thekson se gjatë ditës së zgjedhjeve kryeministri Rama ka shkuar në Durrës mbi 20 herë duke treguar se gara e Igli Carës nuk ishte me Emirjana Sakon por me vet kryeministrin.

Hysaj shtoi se ka pasur ardhje masive të emigrantëve për të votuar, të cilët nuk jetonin më në ato zona

“Unë kam qënë në zonat e fshatrave, në Rromanatë, Shkallnurë, Maskuri, Arapaj, Xhafzotaj ku në në secilën nga këto vendvotime ka qënë jo një por disa drejtor të institucioneve të administratës të cilët qëndronin mu në mes të tavolinës së komisionit duke intimiduar pikërisht votuesit.

Dhe nëse do të shihni rezultatet, pikërisht aty ku këta njerëz kanë qëndruar më shumë sesa hapta , ku ne i kemi bërë thirrje policisë së shtetit më shumë se disa herë, i kemi bërë thirrje dhe ODBE/ODIHR-t sidomos për rastin e Rromanatit ku zoti Gjuzi nuk lëvizte prej tavolinës së tij.

Kemi të bëjmë me një parti shtet e cila përpara 4-mujorit,  duke thyer nenin 97, pika 4 të kodit zgjedhor, pati investime të herëpashershme të bashkisë së Durrësit duke përmendur asfaltin elektoral. Nga ana tjetër patëm një vendimmarrje të këshillit bashkiak vetëm shumë pak ditë përpara shpalljes së muajit të fundit të procesit zgjedhor ku u morën 39 vendime, gjë që është shkelje totale jo vetëm e kodit zgjedhor por edhe e rregullores së këshillit bashkiak.

Ardhja e emigrantëve në ditën e votimeve ka qënë masime dhe ishin persona të cilët nuk jetonin respektivisht prej një kohe shumë të gjatë në këto zona, çuditërisht shfaqeshin atë ditë. Zoti Rama ka ardhur mbi 20 herë në Durrës  duke e bërë qartazi edhe nëpërmjet telefonatave të grupeve të ndryshme të interesit që gara nuk ishte me zonjën Sako  por ishte në formë direkte me të”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco