'Pa pushtet dhe pa fonde mori 40% të votave'/ Bumçi: Opozita do ndërtojë projektin e fitores!

18:37, 16/05/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se opozita ia doli në zgjedhjet e 14 Majit të marrë 40% të votave, edhe pse nuk kishte asnjë pushtet dhe i mungonin fondet financiare për të mbuluar fushatën. 

Ai tha se me 40% të mbështetjes në vend, opozita mund të ndërtojë projektin e fitores në zgjedhjet e ardhshme. 

"Rënia e euros, tregon, në 1 milion e 350 mln votues, nëse ty të futen shifra shumë të mëdha që ka sjellë këtë rënie, do të thotë ti i ke vënë një çmim njeriut dhe e ke blerë. Të vijmë te fakti i dytë, kur ka ndodhur ndonjëherë t'i heqësh një partie emrin, në 32 vjet, t'i thuash nuk garon dot me emrin tënd dhe ta merr dy ditë para zgjedhjeve. E di çfarë i ndodhi fushatës? Unë kam qenë me z.Këlliçi, fushata u shuajt në atë moment, sikur t'i hedhësh ujë, po si do garonim, si do futeshim, 2 ditë para regjistrimit, a do kemi komisionerë, rinumërues - u desh një farë kohe për ta nisur fushatën nga e para. Nuk pati fonde shtetërore, as private, nuk kishte kohë televizive, në gjysmat e tavolinave të numërimit ne nuk kishim numërues. Çfarë duhet të bënim ne? Të braktisnim zgjedhjet? Kjo është një histori që ndodh në pak vende, kjo është një histori e jashtëzakonshme për ta vrarë një opozitë, pa pushtet, pa lekë, vetëm dritarja e Syrit, me të gjithë kundër dhe të marrë 40% të votave kjo është një forcë e të gjithë shoqërisë që mbështeti një opozitë pa asgjë, pa lekë, pa media, pa asgjë. Çfarë ofrojmë ne, leje ndërtimi, licenca, kemi polici? Nëse mendojmë që fryma është një akt i vetëm dhe nuk është një rrugëtim ku ishim një vit e gjysmë më parë dhe ku jemi sot, kemi marrë 40%. Me 40% t'i ndërton një projekt fitoreje. Ti nuk ndërton dot projekt fitoreje me 10-15% dhe çdo qytetar që merr frymë dhe ka të drejtën e votës ka përgjegjësi, nuk është viktimë", u shpreh Bumçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco