Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

KAFE SHQETO/ Gurra: Gara ishte e pabarabartë, u bë manipulim inxhinierik

12:30, 16/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij ka pasur një manipulim inxhinierik të votave nga ana e Partisë Socialiste.

Gurra: Këtë radhë në zgjedhje është bërë një manipulim inxhinierik, është kthyer në një inxhinieri manipulimi i votave në Shqipëri. Nuk ndodh më siç ka pas ndodhur më parë, manipulime, vjedhje, tjetërsime vetëm nëpër tavolinat e numërimit. Kjo këtë herë është e kalkuluar me detaje.

14 maji nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë, megjithatë e rëndesishme është që opozita ka hyrë në sistem aq sa ka hyrë. Ka qenë një garë e pabarabartë gjatë gjithë kohës, është hera e parë në histori që opozita nxirret jashtë sistemit me forcë nga pushteti. I merret logoja e partisë, i merren financimet, i merret koha televizive e megjithatë ka marre 40 përqind të votave.

Kjo tregon që njerëzit nuk janë dakord me pushtetin dhe ky 40 përqindësh që ka marrë opozita nuk përkthehet në mandate aq sa do duhej të ishin për shkak të një gabimi të opozitës, reforma territoriale që ka dhenë këtë përftim, reforma zgjedhore me forcë nga PS dhe mos harroni që gjithë kandidatët e opozitës së vërtetë kanë hyrë në garë me minus mijëra vota në secilën bashki. 

Po e marim si shembull Këlliçin në Tiranë... nuk ka pasur asnjë njeri të punësuar në administratë, ato vota që ka pasur diferencë Veliaj, po t'i numërojmë ai ka marrë 158 mijë, ndërsa Belindi 100 mijë pa pasur asnjë njeri një punë, dhe pa pasur paratë. Ata që morën logon kanë marrë 11 mijë vota dhe kanë patur kohë televizive që s'dinin ku ta shpenzonin, kanë pasur para nga KQZ që s'dihet se ku i kanë çuar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco