Mbyllet numërimi në Kavajë, Fisnik Qosja fiton bindshëm

Mbyllet numërimi në Kavajë, Fisnik Qosja fiton bindshëm

23:38, 15/05/2023
A+ Aa A-

Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Kavajës.

Fisnik Qosja kandidati i "Bashkë Fitojmë" ka fituar bindshëm bashkinë e Kavajës kundrejt Redjan Kralit të PS me rreth 52% të votave, ku përgjatë gjithë numërimit ai ka qenë në avantazh. 

Qosja ka marrë 11 761 vota ose 52%, ndërsa Krali 10 903 vota.

858 vota është diferenca mes kandidatëve.

Kjo epërsi e madhe votash ka bërë që në kampin opozitar të shpërthejë festa në rrugët e qytetit të Kavajës edhe më herët ku Qosja doli dhe i përshëndeti simpatizantët jashtë KZAZ-së.

Redjan Krali ende pa mbaruar numërimi i plotë i votave duke parë diferencën, ka takuar kandidatin e opozitës duke e uruar dhe është larguar.

Vetë Fisnik Qosja ka thënë se kjo votë plebishitare për ndryshimin është kundër këtij regjimi.

Simpatizantët kanë ngritur përpara bashkisë flamurin e PD-së në shenjë simbolike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco