Salianji: Ia rikthyem Kavajën demokratëve. Kush mendon se opozita do të dobësohet, e ka gabim!

21:48, 15/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji foli para qytetarëve pasi opozita fitoi bashkinë e Kavajës. 

Fisnik Qosja i "Bashkë Fitojmë" triumfoji përballë kryebashkiakut në detyrë, Redjan Krali me epërsi votash. 

Salianji tha se Kavaja u rikthye te demokratët. Ai shtoi se Kavaja do të jetë një rreze shprese për demokratët. 

Sipas Salianjit, kush mendon se PD dhe opozita do të dobësohen, gabohet. 

Ervin Salianji: Ia rikthyem Kavajën demokratëve. Kjo fitore ishte shumëfish e endësishme për qytetarët në kushtet e represionit qeveritar, paratë e korrupsionit, asetet e administratës publike në mënyrë të paligjshme nga ane qeverisë për të ndikuar rezultatin zgjedhor. U zhvillua një garë e pababartë. Qytetarët e Kavajës rezistuan. Bashkë me ju e rikthyem bashkinë te qytetarët. I dhamë një rreze shprese demokratëve. Kavaja që ka luftuar e para kundër regjimit, Kavaja dhe këtë herë e tregoi veten. Të gjithë ata që mendojnë që demokratët që PD, opozita, një ditë do të dobësohen, e kanë gabim", tha Salianji. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco