Kume: Pjesëmarrja e ulët të tërheq vëmendjen, duhet të shihnin kushtet e opozitës

18:10, 15/05/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka treguar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, se si e shikon këtë rezultat zgjedhor teksa u shpreh se ky process është zhvilluar në kushtet e një opozite të përçarë dhe kjo nuk duhet harruar.

Po ta dëgjosh me vëmendje raportin OSBE/ODIHR aty unë dalloj dy momente. Momenti i parë është shprehja rutinë e tyre e ndeshur dhe në raporte të tjera, sipas së cilës zgjedhjet ishin konkurruese, kujtoj që kur u tha për herë të parë kjo shprehje nga vëzhguesit ndërkombëtarë, u konsiderua si vlerësim për cilësinë e tyre. Në fakt kjo është një shprehje qe thotë morën pjesë forca të ndryshme politike, pra nuk ka në kuptim të saj që janë zhvilluar zgedhje me kushte të barabarta, të një gare të barabartë, por thjeshtë pranohet se ka pasur konkurrencë. Kaq thjeshtë e lexoj këtë!

Ky proces është duke u zhvilluar në kushtet e një ndarjeje shumë të thellë brenda opozitës dhe këtu duhet kërkuar një nga arsyet kryesore të rezultatit që kemi sot. Fakti që ata kanë shkruar në raport edhe me atë çfarë nodhi dje, pra me numrin e vogël të pjësëmarrjes, është për mua një ndër treguesit më kryesor që duhet të na tërheqë vëmendjen.

Ky është një indikator qe tregon se midis partisë politikës dhe qytetarëve është duke u thelluar hendeku i ndarjes .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco