Harxhi nga Divjaka: Manipulim masiv! Batërdi elektorale prej javësh të tëra

Harxhi nga Divjaka: Manipulim masiv! Batërdi elektorale prej javësh të tëra

14:53, 15/05/2023
A+ Aa A-

"Duhet të them: nuk është thjesht çështje e vulave, e fletëve, të cilat janë fletë dukshëm me ngjyrë të ndryshme apo  e mospërputhjes së kodeve me kutitë e votimit. Është një problem më madhor se ky, është batërdia e madhe elektorale e cila ka ndodhur me javë të tëra."

E deleguara e PD në Divjakë, znj. Edi Harxhi, ka treguar sot  në SYRI TV për fletët e falsifikuara të votimit që janë zbuluar në qendrat e votimit në këtë bashki, të cilat hedhin dyshime të forta për zbatimin e sistemit “karusel” të manipulimit të votave në shkallë të gjërë.

Znj. Harxhi theksoi se “nuk është thjesht çështje e vulave, e fletëve, të cilat janë fletë dukshëm me ngjyrë të ndryshme apo  e mospërputhjes së kodeve me kutitë e votimit. Është një problem më madhor se ky: është batërtia e madhe elektorale e cila ka ndodhur me javë të tëra!”

Po ashtu, ajo vuri në dukje një presion të jashtëzakonshëm nga PS-ja, nga deputetët e saj Erion Braçe dhe Taulant Balla që ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës në Divjakë së bashku me drejtorët e administratës së bashkisë vendore por edhe të asaj të Lushnjës.

“Unë jam pranë qendrës së numërimit të votave në Divjakë, pranë Qendrës Kulturore të qytetit të Divjakës. Situata është ajo që po ndodh në të gjithë Shqipërinë që dje apo që përpara disa ditësh.

Këtu, gjatë procesit të numërimit gjanë gjetur një sërë parregullsish, të cilat vijnë si pasojë, kuptohet, e një manipulimi masiv me një mekanizëm të mirëmenduar, i cili nuk ka të bëjë vetëm me blerjen e votës,  sepse ajo natyrisht është bërë përpara se të shkojnë njerëzit në kutinë e votimit, por kjo ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me komisionet zgjedhore, pra me KQV-të.

Ajo që kanë gjetur komisionerët tanë në Divjakë është jo vetëm mospërputhje e vulave, mospërputhjeje e kodeve të vulave, mospërputhje e fletëve të votimit dhe mospërputhje e procesverbaleve me kutitë e votimit, kanë gjetur edhe fletë që duken, janë dukshëm me ngjyrë tjetër, me ngjyrë të ndryshme nga fletët normale të votimit.Por këtu ka dhe probleme me vulat në të njëjtën kohë. Kjo nuk është në dy tre fletë të tilla, kjo ka ndodhur rëndom në disa kuti.

Flitet që janë deri në 15 kuti, të cilat kanë pasur probleme me fletët e votimit, e para. E dyta ka probleme me vulat dhe me mospërputhjen e kodeve  kur janë hapur në të njëjtën kohë dhe me vulat që janë vënë procesverbaleve. Procesverbalet nuk kanë të njëjtën vulë. Janë me vula të ndryshme, jo nga 4 vulat që ekzistojnë në kutinë e votimit.

Ky është një proces krejtësisht i kontestueshëm, të them të drejtën dhe ne po mundohemi të mbledhim të gjitha të dhënat nga komisionerët tanë për të parë më tej mundësinë për ta kontestuar.

Megjithatë, duhet të them: nuk është thjesht çështje e vulave, e fletëve, të cilat janë fletë dukshëm me ngjyrë të ndryshme apo  e mospërputhjes së kodeve me kutitë e votimit. Është një problem më madhor se ky, është batërdia e madhe elektorale e cila ka ndodhur me javë të tëra.

Mbani mend që përpara katër ditësh këtu në Divjakë kanë arrestuar, e mbajtën disa orë, 4-5 orë në komisariatin e Policisë, nënkryetarin e partisë, z. Kaloshi, me arsyetimin se ai ka kërcënuar kryetarin e Partisë Socialiste, pa  pasur asnjë provë. E kanë lejuar pas 5 orësh nga komisariati, i kanë thënë mund të largohesh tani se nuk duam të krijojmë probleme gjatë këtyre dy tre ditëve të fundit. Gjithsesi, presioni qeveritar ka qenë i jashtëzakonshëm.

Përveç dy deputetëve që kanë ndenjur në këtë zonë gjatë gjithë kohës, Erion Braçe dhe Taulant Balla, këtu ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga administrata ashtu si edhe në Lushnjë.  Pra, drejtorët e bashkisë Divjakë dhe drejtorët e bashkisë Lushnjë me qindra prej tyre në terren me gjithë njerëzit më të afërt. Këtu po flasim për afro 30 vetë që rrinin përpara qendrave të votimit dhe është e pamundur për ne, për Partinë Demokratike, që t’i bënte ballë këtij presioni dhe këtij intimidimi kaq të madh të votuesve dhe në qendër votimi, pavarësisht se ata e kishin bërë përgatitjen përpara.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco