Reagon Beleri: Fitoi demokracia! Mirënjohës për ata që treguan burrëri

Reagon Beleri: Fitoi demokracia! Mirënjohës për ata që treguan burrëri

12:01, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati fitues i opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, reagoi pasi u shpall fitues në zgjedhje.

Edhe pse ndodhet në qeli, në emër të tij u shpërnda një deklaratë.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri.

I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë.

Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!” thuhet në deklaratën e Belerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco