VIDEOLAJM/ Drejtoresha e mjedisit Kuçovë presion qytetarëve, Doko: Ç’të duhet ty? Ti sa ke sjellë?

16:13, 14/05/2023
A+ Aa A-

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Kuçovës, Migena Doko është filmuar brenda qendrës së votimit duke biseduar me votues të ndryshëm.

Në ambientet e jashtme të QV, ajo debaton me dy qytetarë të cilët e pyesin sa njerëz ka sjellë për të votuar për llogari të Partisë Socialiste.

Ajo i kthehet ashpër atyre duke thënë se vjehrra, dhe kunata nuk janë komshinj për familjarë të saj.

Pjesë nga debati në ambientet e jashtme të QV

Qytetari 1: Sa njerëz ke sjellë sot këtu

Migena Doko: Ç’të duhet ty? Ti sa ke sjellë?

Qytetari 1: Babin tim

Migena Doko: Dhe gjithë komshinjtë e tu

Qytetari 1: Xhaxhain tim kam komshi unë?

Migena Doko: Dhe unë vjehrrën kam komshi, kunatën kam komshi

Qytetari 2: Ti ke që në mëngjes këtu, që i shoqëron?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco