Edhe në Surrel ku pritet të votojë Rama, probleme me identifikimin, ndërrohen 4 pajisje

Edhe në Surrel ku pritet të votojë Rama, probleme me identifikimin, ndërrohen 4 pajisje

09:49, 14/05/2023
A+ Aa A-

Edhe në Surrel të Tiranës, në shkollën “Ymer Lala” ku do të votojë Kryeministri dhe Kryetari i PS, Edi Rama, janë shfaqur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.

Gazetarja e SYRI TV raportoi në orën 9:45 se pas pak minutash, pritesh të vijë kryeministri Rama për të hedhur votën e tij, ndërkohë që procesi si dhe në shumë qendra të tjera votimi ka nisur em vonesë. Ka nisur në orën 9:25, pra dy orë e 25 me vonesë, sepse nuk punonin pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Janë provuar tri pajisje dhe vetëm e katërta ka mundur të funksionojë që të niste edhe procesi i votimit.

Nëse pajisja nuk do të punonte, procesi do të vijonte manualisht, me dorë, sipas udhëzimit të KQZ-së.

Në Surrel është vetëm një qëndër votimi, pikërisht në këtë shkollë. Janë 938 zgjedhës. KZAZ ka nr, 30 dhe Qëndra e Votimit 16/26.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco