'S'kam marrë lekë nga Beleri, s'e njoh'/ Gruaja në Himarrë rrëzon akuzat. Berisha: Manipulim kriminal i Ramës!

23:01, 13/05/2023
A+ Aa A-

Një nga qytetaret e shoqëruara me dhunë në komisariatin e Vlorës, pas arrestimit të Fredi Belerit ka mohuar akuzat e ngritura nga policia. 

Valbona Bala, në prononcimin e dhënë për mediat nga Himara, i qëndron dëshmisë së dhënë para policisë, kur shprehet se nuk i ka ofruar askush lekë për shitjen e votës.

Ajo thotë se diçka të tillë ia kanë komunikuar në polici, duke i thënë se emri i saj është në listat e personave që kanë marrë para nga kandidati i opozitës në Himarë. 

Gruaja tregon se policia i ka shkuar në banesë në orën 2 të mëngjesit dhe e ka marrë bashkë me djalin 18-vjeçar. 

“Më kanë ardhur tek dera 5 policisë në orën 2 të mëngjesit. Kam qenë në gjumë, hapa derën dhe më thanë se do të shkoja në komisariat për të bërë disa pyetje. Nuk më thanë se për çfarë bëhej fjalë. Por më hipën në fugon dhe më çuan në Vlorë. Atje më kanë marrë në pyetje bashkë me djalin, sepse më çuan bashkë me djalin. Kur më çuan atje, më pyetën. Më vonë më shpjeguan që është gjetur një listë që ke marrë para nga Fredi Beleri për të blerë votën", thotë ajo. 

Më tej, gruaja pohon se punon si sanitare në shkollën e mesme "Spiro Gjiknuri" në Himarë, ndërsa shton se nuk e njeh kandidatin Fredi Beleri dhe nuk ka asnjë kontakt me të.  

"E njihja vetëm si fytyrë, si një person që jeton këtu. Nuk më ka thënë askush për lekë. Unë punoj sanitare te shkolla "Spiro Gjiknuri". Unë kam marrë lekë. Asnjë parti nuk më ka ofruar lekë", vijon ajo.  

Pas ka mohuar që të ketë marrë para nga Fredi Beleri, gruaja është liruar bashkë me djalin e saj dhe janë lënë te dera e komisariatit të Vlorës. Ata janë kthyer në Himarë me lekë borxh. 

“Isha pa lekë, pa gjë, më lanë tek dera e policisë, erdha në shtëpi me lekë borxh. Atje kishin marrë të gjithë njerëzit që ishin më të varfër, të dobëtit, të pazotët”, tregoi gruaja.

Pas bërjes publike të dëshmisë së gruas, ka reaguar edhe kryetari i PD, Sali Berisha. 

Berisha shkruan në rrjetet sociale se akuzat ndaj kandidatit të opozitës në Himarë janë manipulim kriminal i Edi Ramës. 

Postimi i Berishës
Terror policor në Himarë.
Dëshmitarja e arrestuar, në dhunim të Kushtetutës, në ora 2 të mëngjesit, hedh poshtë akuzat për Fredi Belerin. Manipulim kriminal i Edi Ramës, ndiqeni sipas dëshirës dëshminë e saj. Krim! sb


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco