VIDEO/ Pjerin Ndreu thyen heshtjen zgjedhore, fushatë me zhavorr dhe pako ushqimesh

17:29, 13/05/2023
A+ Aa A-

Kandidatët e Edi Ramës nuk e respektojnë heshtjen zgjedhore. 

Kodi Zgjedhor për ta është një dokument i pavlerë dhe si i tillë nuk i frikësohen aspak sanksioneve ligjore sepse nuk ka kush t'i dënojë. 

Në Lezhë, Pjerin Ndreu ka shpërndarë kamionët të ngarkuar me çakull dhe zhavorr nëpër fshatra, duke shtruar rrugët vetëm 1 ditë para zgjedhjeve. 

Denoncimi është bërë nga vetë banorët. 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar pamjet e makinerive të bashkisë Lezhë. 

Berisha shton gjithashtu se njerëzit e Pjerin Ndreut po shpërndajnë edhe pako me ushqime për vota. 

Postimi i Berishës
Krimineli elektoral Pjerin Ndreu edhe sot bënë fushat me zhavorr dhe me pako ushqimore.
[📩] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr, keto jan kamionet qe ka dergu sot ne mengjes per te shtruar rruget ne Balldre te Lezhes nga Pjerini
Kurse keto ushqime jan shperndare nga pjerini naten e mbremshme ne torovice.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco